09:20 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sulm ndaj vëllait në Gjakovë, viktima merr tretman mjekësor në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili pas një fjalosje e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Si pasojë e sulmit fizik dhe lëndimeve në pjesën e fytyrës, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/