23:43 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / C E

Sulm seksual ndaj një gruaje, gjykata dënon trajnerin serb

Shoqata e Futbollit e Ugandës ka mbështetur Milutin Sredojevic të vazhdojë rolin e tij si trajner, pavarësisht se u shpall fajtor për sulme seksuale. Miçu u dënua me tre vite burg pasi nga një Gjykatë Rajonale e Afrikës së Jugut për dy akuza për sulme seksuale. Trajneri serb tashmë ka konfirmuar në një deklaratë me fjalë të forta se ai do të apelojë kundër vendimit të gjykatës.

Këto raporte janë të bazuara në një komplot të mirë-orkestruar të disa njerëzve mashtrues dhe dashakeqë pa fytyrë, të prirur për të njollosur emrin tim dhe duke përdorur të gjitha mjetet për të më vendosur dhe për të shkaktuar poshtërim të imazhit tim,” tha Sredojevic.

Akuzat për sulm seksual u bënë nga një grua. 39-vjeçarja e kishte denoncuar atë për ngacmim seksual të kryer në një stadium gjatë një turneu sportiv dhjetorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke punuar duke shpërndarë kafe.

Përmes një deklarate, Zyra e Prokurorit të Afrikës së Jugut zbuloi se viktima e pyeti trajneri Sredojeviç nëse kishte nevojë për sheqer me kafen dhe ai iu përgjigj se kishte nevojë për “një lloj tjetër sheqeri”, ndërsa tregonte pjesët e tij intime. Nëse trajneri tashmë bën diçka tjetër të paligjshme, ai do të shpallet në kërkim ndërkombëtare për ta sjellë më pas në burg për llogari të Afrikës së Jugut.