20:19 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / AR

Sulmet kundër centralit bërthamor, Guterres: janë akt vetëvrasës, të lejohet inspektimi

Çdo sulm ndaj një impianti bërthamor është një sulm vetëvrasës. Me këtë fjalë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shpreh alarmin për aktivitetin ushtarak rreth centralit të Zaporizhias në Ukrainë, i kontrolluar nga rusët.

Kievi dhe Moska akuzojnë njëri-tjetrin për bombardimet në zonë, duke nxitur paralajmërimetpër një katastrofë bërthamorë nga agjencitë e OKB. Guterres bëri thirrje qëinspektorët ndërkombëtar të kenë qasje në impiant.

“Çdo sulm ndaj një centrali bërthamor është sulm vetëvrasës dhe shpresoj që ato të ndalen. Në të njëjtën kohë shpresoj që inspektorët e agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore do të lejohen të kenë qasje tek impianti dhe të ushtrojnë mandatin e tyre”.

Gjatë fjalimit të tij në Japoni, Guterres tha gjithashtu se rreziku i një konfrontimi bërthamor ishte rikthyer pas disa dekadash, duke u kërkuar shteteve nukleare të angazhohen për mos përdorimin e këtyre armëve.

Kievi thotë se impianti bërthamor në Zaporizhia është momentalisht i sigurt, por shqetësimet mbeten të larta pasi rusët dëmtuan 3 sensorë të rrezatimit gjatë sulmeve në fundjavë. Kremlini sakaq, i bën thirrje Perëndimit t’i bëjë presioni Ukrainës për të ndalur bombardimet nëcentral…në video-mesazhin e fundit, presidenti Volodymyr Zelenesky akuzoi Rusinë se po nxiste terrorin bërthamore dhe beri thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës.

“Nuk ka vend në botë të ndihet i sigurt kur një shtet terrorist sulmon një central bërthamor. Nëse diçka e pandreqshme ndodh, askush nuk do ta ndalë dot përhapjen e kontaminimit radioaktiv. Prandaj nevojitet një reagim u fortë i komunitetit ndërkombëtar për të ndalur sulmet e Moskës në Zaporizhia”.

Zelensky tha gjithashtu se nëse Rusia do të vazhdojë me referendumet në zonat e pushtuara të vendit për t’ju bashkuar Rusisë, nuk do të ketë më bisedime për paqen.

Kremlini sakaq, i është përgjigjur kërkesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se për momentin nuk asnjë bazë për një takim mes presidentit VladimirPutin dhe homologut ukrainas, Zelensky. Zëdhënësi Dmitri Peskov përsëriti se takimi mund të ndodhë vetëm pasi negociatorët të kenë bërë detyrat e shtëpisë.