08:31 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Sulmi i Amerikës mbi Sirinë lindore, ka të vdekur

Ushtria Amerikane kreu sulme ajrore në Sirinë lindore me urdhër të Presidentit Joe Biden në objektet që Pentagoni thotë se i përkasin milicisë pro-iraniane.

Sulmi ajror është një përgjigje ndaj sulmit me raketa ndaj caqeve amerikane në Irak, dhe ishte me një madhësi të kufizuar, është e mundur që të mos ketë shkallëzim, raporton Reuters. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se 17 luftëtarë pro-iranianë u vranë në ato sulme, shkruan B92.

“Tre kamionë municioni u shkatërruan gjatë sulmeve (…) Shumë u vranë”, tha drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman.