07:45 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / AR

Sulmi i dytë ajror izraelit në Jabalya vrau 80 vetë, thotë drejtori i spitalit

Sulmi ajror izraelit që tronditi kampin e refugjatëve në Jabalya të mërkurën, vrau të paktën 80 njerëz, sipas një zyrtari të spitalit lokal.

Dr. Atef Al Kahlout, drejtor i spitalit indonezian të Gazës, i tha CNN-it të mërkurën se të paktën 80 trupa kanë mbërritur në spital pas goditjes dhe se të tjerë po nxirren nga rrënojat.

Ai tha se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe se qindra njerëz të tjerë u plagosën.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit konfirmuan më herët të mërkurën se shpërthimi në lagjen Falluja të kampit të refugjatëve Jabalya ishte për shkak të një sulmi ajror. IDF tha se “terroristët e Hamasit u eliminuan në sulm”.

Videoja nga vendi i shpërthimit shfaqi dëmet katastrofike që rrethonin një krater të thellë në lagje. Njerëzit shihen duke gërmuar nëpër rrënoja duke kërkuar trupa.

Ushtria izraelite gjithashtu kreu sulme ajrore në Jabalya të martën në një zonë pranë Falluxha. Mjekët thanë se kishte qindra viktima.