10:44 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sulmi me thikë, ky është personi që la të vdekur 17 vjeçarin

Në orët e mbrëmjes së djeshme ka ndërruar jetë 17 vjeçari SH.P. Djaloshi kishte vdekur në QKUK pas lëndimeve që kishte marrë nga sulmi me thikë që ishte bërë ndaj tij.

Indeksonline mbrëmë ka raportuar se i dyshuari për këtë sulm është L.P.

Vdekjen e 17 vjeçarit e kishte konfirmuar për redaksinë Policia e Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Gustav Mejer”, në kryeqytet.

SH.P., ishte futbollist i një ekipi kosovar të futbollit./Indeksonline/