22:49 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdes në QKUK 17 vjeçari që u therr me thikë

17 vjecari i cili u therr me thikë sonte në kryeqytet tashmë ka ndërruar jetë në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Kujtojmë se i ndjeri sipas burimeve të Indeksonline ishte Sh.P, kurse i dyshuari që është i njohur për autoritetet policore është L.P./Indeksonline/