09:04 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Sulmi ndaj Ukrainës, Trump: Nuk do kishte ndodhur gjatë administratës time

Ish-presidenti Donald Trump e konsideroi si diçka të trishtueshme për botën sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe shtoi se diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës së tij.

“Kjo është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës time dhe nuk do të kishte ndodhur tani. Dhe është një gjë shumë e trishtueshme për botën, për vendin dhe sigurisht është shumë e trishtueshme për shumë njerëz që do të vriten pa nevojë “, tha Trump.

Komentet e Trump vijnë një ditë pasi ai përshëndeti vendimin e presidentit Putin për rajonet e Luhanskut dhe Donetskut.