18:56 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Sulmi ndaj zyrtarëve policor në Fushë Kosovë, tregon faktin se kjo shoqëri nuk njeh fare “forcën e ligjit”

Shkruan: Nexhmedin Hyseni

Të nderuar zyrtar të Policisë së Republikës së Kosovës,

Ju jeni vet krenaria e shtetit tonë! Pavarësisht sfidave, që ju ballafaqoheni në çdo moment në punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike për ne. Besojmë shumë, dhe jemi thellësisht të binduar se në rradhët e Policisë së Kosovës gjenden shumë gra dhe burra të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje e të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarëve. Vlerësimet pozitive për ju janë pafund, ku me punën tuaj me dinjitet, devotshmëri, integritet dhe vendosmëri, janë këto cilësi që neve na garantoni rendin e sigurinë publike.

Që viteve të fundit Policia jonë, vlerësohet me e mira ndër shtetet e ballkanit. Ndaj, sfida e sigurisë tashmë ka kapluar mbarë botën në forma të ndryshme, e tek ne në Kosovë, fatkeqësisht siguria ka rreshqitur në përmasa mbarë shoqërore, ku sulmohet mjeku në detyrën e tij fisnike, ku sulmohet, mësuesi në detyrën e tij fisnike, ku sulmohet zyrtari policor në detyrën e tij fisnike, dhe, ka mbetur vetëm edhe ushtari i FSK-së të sulmohet, dhe fundja tashmë tregon se, në cfarë krize mentale ka rënë kjo shoqëri.

Edhe kur ju na respektoni, disa prej “nesh” ju ofendojnë e nënçmojnë, e tashmë dhe ju sulmojnë. Sulmi i djeshëm ndaj zyrtarëve policor në Fushë Kosovë, tregon faktin se kjo shoqëri nuk njeh fare “forcën e ligjit”, pra ne, akoma jemi duke jetuar e vepruar “në mentalitet të kufizuar”. Akoma, në të vërtetë nuk jemi duke u ndëshkuar nga forca e ligjit, për veprimet antiligjore që i bëjmë ne. Sulmi i djeshëm ndaj zyrtarëve policor është nje mesazh shumë i qartë për policinë, prokurorinë e gjykatat në veçanti, dhe për më shumë është një mesazh për tërë institucionet shtëtërore në përgjithësi (Kuvend-Presidencë-Qeveri etj).

Nëpërmjet këtij statusi, dua t’ju shpreh mirënjohje prindërve, motrave e vëllëzërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që në momentet e vështira ku gjindeni ju, gjithmonë janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme, por edhe në anën tjetër, janë edhe dhembshuria me e madhe që e përjetojnë ndaj jush. Duke çmuar shumë lartë punën tuaj, duke ju falenderuat gjithë secilin nga ju, gra dhe burra të ndershëm të Policisë së Republikës së Kosovës, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Ne, qytetarët kemi mundësi t’ju duam, t’ju përkrahim, me qëllimin e vetëm që së bashku të triumfojmë mbi çdo sfidë e me theks të veçantë t’i mundim kriminelët, hajdutët, terroristët dhe të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e këtij populli. Mbi supet tona qëndron pëgjegjësia morale që ta përkrahim të mirën e të drejtën, dhe ta ndalojmë e ndëshkojmë të keqën. Vetëm nëse veprojmë sipas kësaj të fundit, suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!