Sulmi në Kaliforni, të paktën 11 të plagosur
(I plotësuar 10:30) Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në Kaliforni.
Autoritet zyrtare kanë dhënë këtë shifër të të plagosurve, duke thënë se numri i tyre mund të rritet, përderisa ata janë ende në kërkim të të dyshuarit kryesor këtij sulmi.
Sipas raporteve fillestare, një person rreth të 20-ve ka gjuajtur me armë gjysmë automatike rreth orës lokale 23:20 , në një lokal në Thousan Oaks të Kalifornisë, i cili ishte i mbushur me studentë./Indeksonline/
…………………………………………………………………………………..
T: Sulm me armë në Kaliforni, ka të plagosur
Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Thousand Oaks të Kalifornisë.
Raportet fillestare tregojnë se personi në fjalë ka gjuajtur me armë gjysmë automatike rreth orës 11:20, shkruan ‘Sky news” transmeton Indeksonline.
Shumë njerëz janë plagosur në Borderline Bar dhe Grill, por ende nuk është e qartë nëse ka vdekje.
Dëshmitarët për mediat lokale thanë se rreth 30 të shtëna janë dëgjuar.
I dyshuari është përshkruar si një njeri i moshës 20 vjeçare, nga Lindja e Mesme, i veshur në të zeza dhe me mjekër./Indeksonline/