10:10 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmohen fizikisht dy femra në Gjilan, njëra dërgohet në spital

Policia ka arrestuar dy persona në Gjilan, pasi të njëjti kanë sulmuar dy femra.

Sipas policisë rasti  i parë ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Abdullah Tahiri”, ku një mashkull ka sulmuar fizikisht viktimën femër, e më pas ka vazhduar ta kanos seriozisht viktimën në rrjetin social në Instagram. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sulmi i dytë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku i dyshuari nga goditjet fizike i kishte shkaktuar lëndime të mëdha viktimës.

Sipas policisë, gruaja është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit , me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/