Sulmohen me thikë dy persona në sheshin “Zahir Pajaziti”
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me (thikë) dy viktima meshkuj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Të njejtëve u janë shkaktuar lëndime trupore, shkruan Indeksonline.
Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./Indeksonline/