19:41 / E Diele, 23 Janar 2022 / AR

Sulmohen zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel

Zyrat e Bashkimit Evropian janë sulmuar sot nga protestuesit kundër masave anti-Covid.

Kështu ka njoftuar Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështje Politike dhe të Sigurisë, Joseph Borrell.

Ai ka thënë se i dënon sulmet, dhunën dhe shkatërrimin gjatë protestës së sotme.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në manifestimin e sotëm në Bruksel, duke përfshirë edhe zyret e Bashkimit Evropian. Faleminderit Policisë për veprimin e tyre”, ka shkruar ai në Twitter./Indeksonline/