75 Mall Live Search
19:35 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmohet ndërtesa e parlamentit në Turqi (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në kryeqytetit e Turqisë dhe sipas informacioneve të para ndodhi pranë ndërtesës së parlamentit ku shërbimet emergjente u drejtuan për këtë vend.

Sipas informacioneve të përdoruesve nga Twitter, një shpërthim gazi ka ndodhur në një nga ndërtesat qeveritare më konkretisht Administrata Tatimore, ku kanë publikuar fotot e ngjarjes.

Ndërtesa aktualisht është boshe dhe nuk ka informacione për të plagosur. Përdoruesit e rrjetit social thanë se një shpërthim i fortë u dëgjua në këtë vend. Tani për tani nuk ka asnjë dyshim për terrorizëm. /Indeksonline/

 

Temat: