01:10 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline
Sulmohet në veri ish-ministrja Edita Tahiri
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është sulmuar në veri të Mitrovicës teksa po qëndronte në një kafene pasi mori pjesë në një tryezë ku u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Siç mëson gazetametro.net, sulmi ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes dhe është kryer nga grupi i Milan Radoicicit, i cili është i dyshuar edhe për djegie të veturave në veri dhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës muaj më parë.
Burime të Metros në veri sqarojnë se lokali ku po qëndronte ish-ministrja është sulmuar me ç’rast është lënduar një person, pasi nga goditjet është thyer edhe xhami i një dritareje.
Edita Tahiri po merrte pjesë në një tryezë së bashku me ish-koordinatorin serb për dialog, Borko Stefanovic, i cili më pas e ka konfirmuar sulmin ndaj tij. Stefanovic ka publikuar edhe pamje nga sulmi.
Ndërkohë, Metro mëson se sulmi ka qenë i orkestruar dhe largimi i ish-ministres është realizuar me vështirësi pasi, sipas burimeve brenda policisë, disa pjesëtarë serbë të policisë kanë refuzuar të intervenojnë.
Mos i humb
-
Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
-
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
-
“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
-
Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
-
Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
-
AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur