20:18 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sulmohet shtëpia e familjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Në orët e para të ditës së sotme iu prish gjumi anëtarëve të familjes Gërvalla nga Duboviku.

Dikush zbrazi të paktën një karrikator të kallashnikovit në shtëpinë e Hysenit, vëllait të heronjëve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, njofton Klan Kosova.

Ende nuk dihet se kush dhe pse e bëri këtë vepër.