11:40 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sulmohet Vala në sheshin e Prishtinës, vidhet një telefon

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është sulmuar Postë Telekomi i Kosovës në sheshin e Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka thënë se personat e dyshuar e kanë thyer xhamin dhe kanë vjedhur një telefon.

“Është thyer një xham rreth orës 3:55 nga aty është vjedh një tel që ka qenë i ekspozuar”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka shtuar se Policia është duke hetuar rastin./Indeksonline/