10:55 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Sulmojnë policët në Mitrovicë, ua shqyejnë edhe uniformat

Një rast i sulmit ndaj personave zyrtarë është regjistruar dje në mesditë në rr. “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

“Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast u kanë dëmtuar uniformën”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.