08:23 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Sulmon bashkëshorten, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Ferizaj, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/