12:06 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sulmon policin në Obiliq, e bën për spital

Është arrestuar i dyshuari mashkull në Obiliq, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull i cili ishte në detyrë zyrtare.

I dyshuari dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/