10:43 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Sulmuan një person, arrestohen dy të mitur në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Lladovë të Gjilanit, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një person tjetër.

“Me 03.01.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë (të mitur) nën dyshimin se  të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/