11:17 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi i Christchurch shkruan letër 6-faqëshe nga burgu, paralajmëron për një “konflikt të madh”

Zyrtarët e Zelandës së Re pranuan se kanë bërë gabim të madh duke lejuar personin e akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy xhamitë të Christchurch, që të dërgojë një letër të shkruar me dorë nga qelia e tij e burgut

Letra gjashtë faqe nga Brenton Tarrant ishte postuar këtë javë në faqen e internetit 4chan, e cila është bërë famëkeqe si një vend për supremacistët e bardhë për të postuar pikëpamjet e tyre. E gjithë kjo vjen në një kohë të ndjeshme, me vrasës të tjerë të dyshuar nga El Paso deri në Norvegji duke përmendur Tarrant-in si frymëzim.

Letra duket se është shkruar me laps në një fletore të vogël dhe i drejtohet “Alan”-it në Rusi. Pjesa më e madhe duket të jetë relativisht e “pafajshme”, duke diskutuar për një udhëtim një mujor që Tarrant thotë se e bëri në Rusi në vitin 2015. Por letra paralajmëron gjithashtu se një “konflikt i madh” po vjen.