09:23 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi i Espanyolit mund të dënohet rëndë

Sulmuesi i Espanyol, Sergi Garcia mund të dënohet rëndë nga për shprehje raciste.

Në ndeshjen kundër Barcelonës, Garcia dyshohet se e ka quajtur “zezak” mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

Ata mendohet se kanë pasur një përplasje edhe në tunel para se të ndaheshin nga Pique.

Megjithatë, sipas Marca, futbollisti i Espanyol ka kërkuar falje pas ndeshjes dhe Umtiti e ka pranuar se çështja u zgjidh. /IndeksOnline/