14:43 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi i Llapit transferohet te gjiganti evropian? (Foto)

Golashënuesi më i mirë i Superligës, Mirlind Daku mund të transferohet te gjiganti turk, Galatasaray.

Sulmuesi i Llapit ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ka ka bërë të dyshohet se ai mund të transferohet te skuadra e Fatih Terim.

Kampionët vjeshtorë të Superligës po qëndrojnë në përgatitje para sezonale në Turqi dhe aty mund të ketë pasur bisedime rreth tij.

Kujtojm se 20 vjeçari Daku prinë në listën e realizatorëve në Superligë se bashku me Genc Hamitin me nga 9 gola. /IndeksOnline/