10:32 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Sulmuesi i Premierligës do të jetë prioriteti kryesor i Realit

Që nga largimi I Cristiano Ronaldos, Real Madrid ende nuk e ka gjetur një sulmues adekuar që do t’i përmbushte nevojat e klubit.

Sipas AS, mbretërit kanë kthyer sytë nga Premierliga për të gjetur një sulmues cilësor, shkruan Indeksonline.

Emri i parë që do të kërkohet nga Perez është Raul Jimenez i Wolves.

Ai do të jetë prioriteti për merkaton e verës në mënyrë që Reali të jetë sa më i plotësuar në vijën e parë të frontit.

Meksikani është pjesë e ujqërve në dy sezonet e fundit derisa më parë ka luajtur në Atletico Madrid. /IndeksOnline/