75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Sulmuesi kosovar Labinot Osmani pensionohet nga futbolli

Sulmuesi kosovar, Labinot Osmani, është pensionuar nga futbolli aktiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në profilin në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Osmani gjatë karrieres së tij ka veshur fanellen e skuadrave si Vushtrria, Trepça ’89, Hysi, Prishtina, Feronikeli, Llapi dhe Dukagjini.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar, miq e futbolldashës…

Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se pas një rrugëtimi të gjatë si futbollist ka ardh koha që këtij rrugëtimi ti jap fund.

Edhe pse shumë e vështirë ta merrja këtë vendim, mendoj se ka ardh momenti t’i them lamtumirë futbollit aktiv…

Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha klubet, kryesitë, trenerat, bashklojtarët, tifozëritë dhe të gjitha qytetet e klubeve në të cilat kam luajtur për përkrahjen, vlersimin e mikpritjen e ngrohtë që kanë treguar ndaj meje gjatë rrugëtimit tim si futbollist profesional…

Faleminderit :KF TREPQA 89KF HYSI( Kampion i Kosoves, Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).KF PRISHTINA ( Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).KF FERONIKELIKF LLAPIKF DUKAGJINI

Gjithashtu një falënderim i veçantë për klubin e qytetit tim KF VUSHTRRIA, klub në të cilin fillova karrieren time si futbollist…Ka qenë knaqësi që të kontriboj sado pak në sukseset e klubit te qytetit tim…

KF VUSHTRRIA ( Kampion i Kosovës, Fitues i SuperKupes së Kosovës, Kampion i Ligës së Parë )

E nuk kam se si të mos i falënderoj tifozët e flaktë “FORCA” për përkrahjen, vlersimin dhe motivin që më kanë ofruar gjatë karrieres time…Nder dhe privilegj që emocionet i kemi ndarë së bashku dhe shpresoj qe me golat e mi t’i kem gezuar…

Me respekt, Labinot OSMANI./IndeksOnline/