13:15 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Super Akil Gjalova, siguron finalen e Kampionatit Evropian

Akil Gjakova i ka siguruar medaljen e parë Kosovës në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Xhudisti kosovar në gjysëmfinale mposhti me IPPON rumunin Petru Pelivan, në kategorinë deri në 73 kg, shkruan IndeksOnline.

Gjakova në çerekfinale mposhti me Wazari, xhudistin nga Azerbejxhani, Hydayat Heydarov.

Akili në raundin e dytë mposhti austriakun, Lukas Reiter, ndërsa në raundin e parë mposhti kroat, Robert Klacar./IndeksOnline/