15:43 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Super Atdhe Nuhiu/ E mbyll sezonin me hat-trick (Video)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai shënoi tri gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij, Sheffield Wednesday, 5 me 1 ndaj Norwich Cityt, shkruan IndeksOnline.

Nuhiu shënoi në minutat; 14’të, 60’të dhe 90’të. Në këtë sezon, Nuhiu ka shënuar 14 gola, duke llogaritur edhe Kupën FA.

Ndërsa, skuadra e tij e mbylli në pozitën e 15’të me 57 pikë./IndeksOnline/