75 Mall Live Search
17:04 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / Gj. Sh

Super Prishtina, fiton me përmbysje ndaj Vushtrrisë

Prishtina ka mposhtur Vushtrrinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Bardhëkaltërit fituan me përmbysje të rezultatit 2-1, shkruan IndeksOnline.

Chibueze i dha epërsinë skuadrës së Vushtrrisë në minutën e 18-të.

Djelmoshat e udhëhequr nga Debatik Curri, arritën të fitonin ndeshjen në dhjetë minutat e fundit.

Ishte Endrit Krasniqi i cili shënoi dy gola për Prishtinën, në minutat 83′ dhe 90′.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me 19 prill./IndeksOnline/