19:00 / E Diele, 17 Tetor 2021 / B O

Super Zhegrova, gol në fundin e ndeshjes, i siguron fitoren Baselit

Edon Zhegrova i ka ndihmuar Baselit ta mposhtë 1:0 Sionin, me një gol të mrekullueshëm në çastet e fundit, për ta marrë kreun e tabelës në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i Kosovës Zhegrova shënoi gol mahnitës nga largësia në minutën e 92-të Stade de Tourbillon, duke ia siguruar Baselit fitoren e gjashtë këtë sezon në ligë, raporton Gazeta Express.

Ky ishte goli i dytë i Zhegrovës në pesë paraqitje deri tani në ligën elitare zvicerane këtë sezon.

22-vjeçari, i cili s’u ftua në Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Botëror kë të muaj, i ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje deri tani në të gjitha garat këtë sezon.