22:35 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Supergoli i Meriton Korenicës ndaj Shkupit (VIDEO)

Kampioni i Kosovës, Ballkani është në epërsi 2-1 ndaj skuadrës së Shkupit.

Golin e dytë për skuadrën nga Suhareka e ka shënuar Meriton Korenica, shkruan IndeksOnline.

Korenica shënoi një supergol në minutën e 67-të, me një gjuajtje të bukur nga distanca.

Ndeshja është e vlefshme për fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në Prishtinë./IndeksOnline/