Tottenham merr vendim për portierin ”kikser”, Antonin Kinsky
Tottenham Hotspur ka vendosur të vazhdoj kontratën me portierin, Antonin Kinsky.
23-vjeçari çek do të jetë pjesë e skuadrës angleze, deri më 30 qershor 2031, shkruan IndeksOnline.
“Jam shumë i lumtur dhe mund ta ndiej besimin e Klubit. Kur u bashkova 18 muaj më parë, pritjet e mia ishin të luftoja për vendin tim në ekip dhe ta vishja këtë fanellë çdo javë.
Ka qenë një udhëtim i vërtetë për të arritur deri këtu dhe një histori e bukur tashmë, dhe mezi pres atë që më pret gjatë muajve dhe viteve të ardhshme.
Të gjithë në Klub mendojnë se mund të kemi një sezon të suksesshëm dhe unë dua të kontribuoj në këtë. Ne duam t’u japim tifozëve atë që duan dhe atë që ky Klub meriton.”, ka deklaruar Kinsky pasi nënshkroi kontratën e re.
Ai pritet të jetë portieri i parë i Tottenhamit për sezonin e ri, pasi Guglielmo Vicario do të largohet gjatë kësaj vere./IndeksOnline/
“There is a lot to come in the next season.” 👊
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 30, 2026
Hear from Toni Kinsky after he put pen to paper on a new deal with Spurs 🗣️
More here 👉 https://t.co/BMUhmVRljO pic.twitter.com/uL5WdtY2CB

