Superkompjuteri parashikon Kampionatin Botëror, ky shtet del fitues
Kampionati Botëror po afron. Që nga muaji qershor tifozët e futbollit do të kenë mundësi ta përcjellin kompeticionin më të rëndësishëm, Kupa e Botës që mbahet në Rusi.
Ekspertët anglez kanë “punësuar” një kompjuter që ka treguar fituesin e Kampionatit Botëror, transmeton IndeksOnline.
Sipas këtij kompjuteri (parashikuesi), grupin do ta kalojën këto shtete:
Grupi A: Egjipti dhe Uruguai
Grupi B: Spanja dhe Portugalia
Grupi C: Franca dhe Peru
Grupi D: Islanda dhe Argjentina
Grupi I: Brazili dhe Serbia
Grupi F: Gjermania dhe Meksika
Grupi G: Anglia dhe Belgjika
Grupi H: Polonia dhe Kolumbia
Në 1/8 e finales, është parashikuar një eliminim i hershëm i Lionel Messit dhe Kombëtares së tij, Argjentina:
Egjipti 2-1 Portugalia
Franca 2-1 Argjentina (pas vazhdimeve)
Brazili 3-0 Meksika
Belgjika 2-1 Kolumbia
Spanja 2-1 Uruguai
Islanda 1-0 Peru
Gjermania 3-1 Serbia
Polonia 1-2 Anglia (pas vazhdimeve)
Në çerekfinale sipas kompjuterit, do të zhvillohen këto lojë:
Egjipti 1-3 Franca
Brazili 2-2 Belgjika (Brazili shkon pas penalltive)
Spanja 4-1 Islanda
Gjermania 3-2 Anglia
Gjysmëfinalja është e rezervuar për shtetet më të fuqishme, kurse këto janë parashikimet:
Franca 1-3 Brazili
Spanja 1-0 Gjermania
Ky parashikim i kompjuterit mbyllet me finalen e madhe Brazil-Spanjë, që mbyllet me rezultat 2-1, dhe më këtë rast Brazili shpallet kampion bote!./IndeksOnline/