08:56 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion: Dy ndeshje interesante janë në program

Sot nga ora 14:00 do të zhvillohen ndeshjet hapëse të Javës së Shtatë në Superligën e Kosovës.

Drenica do ta pret Arbërinë në Skenderaj, kurse Besa në Pejë do ta pret Llapin, transmeton Indeksonline.

 Klubi nga Skenderaj fitoj ndeshjen e fundit kundër Llapit, kurse Arbëria e Lipjanit u mposhtë nga Ballkani.

Ndërsa Besa vjen pas debaklit që pësoj nga Prishtina. Llapi ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon. /Indeksonline/