09:13 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Superliga ia sheh hajrin Feronikelit, rritet koeficienti në renditjen e UEFA-s

Superliga e Kosovës ka pësuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit.

Pas barazimit të djeshëm të kampionit të Kosovës ndaj TNS në Uells, është rritur koeficienti i Kosovës në renditjen e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të.