10:29 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Superliga: Sot, luhen dy ndeshje

Sot starton java e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, javë kjo që do të luhet gjatë tri ditëve.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje, një në Gjilan e tjera në Ferizaj.

Në Gjilan, Drita pret në shtëpi skuadrën e Drenicës. “Intelektualët” dëshirojnë ta fitojnë me çdo kusht, për të barazuar Ballkanin në krye të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e ka nisur mbarë vitin 2020 me dy fitore radhazi në kampionat, duke u kandiduar si një nga rivalet më të forta për trofenë e kampionit.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Ferizaj e problemeve të shumta në organizim, synon të marrë fitoren e parë për këtë vit kalendarik, me shpresën për të mbijetuar në Superligë. Llapi, nga ana tjetër, tashmë jashtë garës për titullin, kërkon një seri rezultatesh pozitive për të synuar pse jo një vend në kupat e Europës.

SUPERLIGA

E premte

Drita-Drenica (13:00)

Ferizaj – KF Llapi (13:00)

E shtunë

Dukagjini-Gjilani (13:00)

Feronikeli – Trepca 89 (13:00)

Prishtina – FC Ballkani (17:00)

E diel

Flamurtari – Vushtrria (13:00)