Suso pranon ofertën e skuadrës nga Serie A
Suso është bërë një futbollist i rëndësishëm i Milanit që kur u transferua nga Liverpooli në vitin 2015.
Megjithatë, spanjolli duket se nuk do të vazhdoj të qëndroj më tej te rosonerët, shkruan indeksonline.
Sipas gazetarit të njohur italian, Alfredo Pedulla, Suso ka pranuar ofertën e Napolit.
Klauzola e tij është 38 milionë euro dhe skuadra e Aurelio De Laurentiis nuk do të mundohet të negocioj me klubin.
Napoli së shpejti do të zyrtarizoj fatin e stolit nëse do të qëndroj Sarri apo në krye të nënkampionëve do të vij Carlo Ancelotti. /IndeksOnline/