17:45 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Sveçla: Deputetët e dënuar me kusht po shantazhohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka thënë se dënimi me kusht ndaj katër deputetëve të VV’së është tentim për shantazh ndaj tyre, se nëse përsërisin veprat e tyre, atëherë do të burgosen.

Sipas tij, deputetë nuk frikësohen nga këto veprime dhe se nuk do të nënshtrohen.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dy gjëra të tmerrshme bëri sot Kalludra: Mbrojtjen e Republikës e bëri vepër penale. Po bën “mbrojtjen e të mirave shoqërore dhe juridike ekzistuese” nga vet akti politik, sikurse të parat të mos jenë rezultat i angazhimit tonë politik.

Më pastaj, me dënimin me kusht tentoi t’i shantazhojë deputetët që nëse brenda një periudhe dy vjeçare përsërisin gjestin më të lartë politik që kemi parë deri sot në këtë Republikë, ata do të burgosen.

Po mundohet ky ‘gjykatës’ i Albinit, Albulenës, Donikës e Fatonit që të sigurohet që nëse kthehen në Parlament Zajednica e Demarkacioni, këta nuk do të kundërshtojnë si kanë bërë më parë. Pra, të nënshtrohen. Këta, ky sistem, na duan si gjithçka pos si qënie politike që rezistojmë kundrejt të padrejtës. Gjithsesi gabim e kanë. Me 1.6 –she as nuk ndalen as frikësohen Albini, Donika, Fatoni e Albulena e asnjë aktivist i lëvizjes. Koha po e dëshmon se ne kishim të drejtë e kjo vetëm sa na bën më të vendosur të vazhdojmë!

Temat: