12:37 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sveçla: Policia dhe KFOR-i u desh të bastisnin Thaçin, ka mundësi të ketë helm që ia ka dhënë Putini

Të ndryshme kanë qenë reagime te deputetëve kosovarë lidhur me takimin e presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Ndërkohë është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla i cili ka reaguar duke thënë se Policia e Kosovës dhe KFOR-i është dashur që të ndalonin Thaçin në Kosovë me të hyrë në aeroport dhe ta bastisnin.

Sveçka deklaruar se ka mundësi që Thaçi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini, për t’i eliminuar opozitarët e Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës dhe KFOR-in është dashur që porsa u kthye Thaçi në Kosovë ta ndalonin në aeroport dhe ta bastisin. Sepse, ka mundësi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini për t’i eliminuar opozitarët e VETËVENDOSJE!-s dhe gazetarët kritikë.

Prej Putinit, Vuçiqit e tash edhe Hashës asgjë të mirë vendi jonë nuk pret.