20:01 / E Premte, 02 Qershor 2023 / MSH

Sveçla publikon shifrat zyrtare për sulmet në veri: Këto dëshmojnë se protestat nuk ishin paqësore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar statistikat mbi sulmet e ndodhura ditët e fundit në veri, nga ana e protestuesve, që ai i ka quajtur “milici fashiste”.

Postimin e bërë në gjuhë angleze, ia ka bashkëngjitur edhe statikstikat po ashtu në gjuhën angleze, raporton Indeksonline.

“Këto numra sulmesh kriminale dëshmojnë se protestat nuk ishin paqësore. Këto protesta nuk përfaqësojnë qytetarët. Protestat janë të milicisë fashiste. Por ata do të dështojnë, demokracia dhe drejtësia do të fitojnë” ka shkruar Sveçla.

Sipas të dhënave, 21 sulme janë bërë drejt medieve/gazetarëve, 6 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, 30 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, tre prej tyre u plagosën me armë zjarri, 2 qytetarë janë rrahur brutalisht, 2 vetura të Policisë së Kosovës janë djegur plotësisht dhe 7 automjete të PK-së janë dëmtuar.

Imazhi