22:48 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / AR

Sveçla themelon një komision të rëndësishëm në Policinë e Kosovës (dokument)

Është themeluar Komisioni për Emërime të Larta në Policinë e Kosovës, vendim ky i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Indeksonline ka siguruar këtë vendim të datës 17.11.2022.

Përbërja e këtij komisioni është si vijon:

Fahrije Tërnava – Sheremeti, Sekretare e Përgjithshme, MPB, kryesuese

Naim Bardiqi – Sekretar i Pergjithshëm, MSH anëtar

Blerim Hasani – Sekretar i Pergjithshëm, MBPZHR anëtar

Refike Sulçevsi – Drejtoreshë DIEKP, MZHR anëtare

Skender Perteshi – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, anëtar

Theksojmë se, anëtarët e KELP-it emërohen për periudhën tre vjeçare.