14:26 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sylejman Selimi nga burgu i Dubravës: Fadil Vokrri do të mbetet idoli i fëmijërisë sime

Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri.

Ai në një letër dërguar në redaksinë e Indeksonline nga burgu i Dubravës, ka thënë se Vokrri do të mbetet një legjendë e pakrahasueshme e futbollit shqiptar.

Selimi shprehu keqardhje që pa dëshirën e tij sot po mungon për ta përcjellë mikun e paharruar në  botën tjetër.

Kjo është letra e plotë e Selimit:

Me dhimbje po e përjetoj humbjen e mikut tim, legjendës se futbollit Fafil Vokrri. Vokrri për mua do të mbetet ai që ishte, idoli i fëmijërisë sime, miku im i paharruar dhe legjendë e pakrahasueshme e futbollit shqiptar.

Pa dëshirën time, sot nuk po mund t’iu gjendem pranë në ditën e përcjelljes për në botën tjetër, familjes dhe miqve të tij. Prandaj, nga Dubrava, iu shprehi ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të Fadilit. Fadil Vokrri do të mbetet ikona e sportit shqiptar dhe i pa harruar.

Sylejman Selimi

Dubrave 10 Qershor 2018 /Indeksonline/