20:47 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren serish së bashku në film

Aktorët e famshëm Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një seri të re televizive, për të cilin Fox, CBS, dhe NBC kanë shprehur interesim të madh.

Skenarist është Ken Sanzel, i cili ka punuar edhe në serinë popullore “Numbers”.

Laundgren do të luajë agjentin sekret në Departamentin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe karakteri i tij është përshkruar si një ekip SWAT për lirimin e pengjeve. Stallone përmendet edhe si drejtor në këtë rast, shkruan portali Deadline.

Producentë ekzekutivë janë Tony Krantz, partneri i Stallone nga produksioni  Bilbo Braden Aftergood dhe menaxheri i Lundgren, Craig Baumgarten.

Stallone dhe Lundgren së pari bashkëpunuan në “Rocky 4” duke interpretuar rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan në “The Expendables”. 


Në periudhën e fundit, ata reprizuan rolet e Rocky dhe Darling në “Creed 2”. Të dy ata janë parë në shoqëri jashtë kamerave. Fundjavën e kaluar, Stallone postoi një video ku ai, Lundgren dhe kolegu i tyre Arnold Schwarzenegger ishin në shoqëri së bashku në Los Anxhelos.