20:10 / E Hënë, 02 Janar 2023 / LB

Synimi im ta them të vërtetën, pa e prekur askënd në anën morale dhe njerëzore

 Shkruan: Faton Mehmeti

Roli i gazetarit është gjithnjë të thotë të vërtetëm, ndonëse jo çdo herë mund të jetë ashtu. Parimi i fjalës së lirë garantohet me të gjitha normat universale njerëzore, me gazetarët që gjithnjë janë në qendër të detyrës në shpërndarjen e të vërtetës dhe fjalës së lirë.

Në natyrën time gjithnjë kam pasur synim të vërtetën, pa dashur të prek askënd në anën personale, familjare, morale dhe fetare. S’ka të bëj asgjë me personin si emër i përveçëm, ka të bëj me punën e tij zyrtare e reflektuar me gjendjen në terren.

Kryesisht gjendja e pasluftës është e mjerueshme, me akterët e saj të përfshirë.

Së fundi Fatmir Limaj përmes përfaqësuesit të tij ligjor ka shprehu shqetësimin e tij me disa shkrime me autorësinë time, ku pretendon se është ndje i fyer, i dëmtuar në reputacionin e tij për këtë gjë shpreh ndjesën time duke rikujtuar z. Limaj për qëllimin tim në pasqyrimit të gjendjes reale pa dashur të prek dike në anën njerëzore dhe morale.

Gjithsesi, puna ime për të vërtetën s’do të ndalet, pa dashur të fyej dike në asnjë mënyrë, në rastin konkret Fatmir Limajn.