23:51 / E Premte, 01 Mars 2024 / MSH

“Ta tregoj burrërinë”, Rikja ia plas vajit pas debatit me Meritonin

Një përplasje e fortë ka ndodbur mes Rikes dhe Meritonit, aq sa ky i fundit pas debatit ka hequr rripin për të treguar forcë.

Zanafilla e ngjarjes, ishte debati mes Romeos dhe Rikes, ku kjo e fundit u mërzit sesi Romeo vendosi ta imitonte, ndërkohë banorët nisën menjëherë të komentojnë lidhur me reagimin që Rike pati.

Një prej tyre ishte dhe Meritoni, i cili shprehet se Rike e ekzagjeroi paksa situatën. Pas kësaj një debat nisi mes tij dhe Rikes, ku agravoi dhe përfundoi në tone të larta dhe ofendime.

‘Po çfarë di ti o injorant, çfarë di ti çfarë kompleksesh kam unë se po më acaron. Po e kam me atë çfarë ndërhyn ti? Çfarë halli ke ti, ku të preka ty?’- u shpreh Rike.

Ndërkohë ky i fundit, i acaruar nga sjellja e saj, heq rripin për t’i “demostruar forcën” .

Por sjellja e tij nuk u mbështet nga asnjë nga banorët, ndërsa Rike shpërtheu në të qara, duke thënë se donte të linte shtëpinë e duke kërcënuar se nuk do ta lërë me kaq historinë.