16:07 / E Diele, 17 Prill 2022 / C E

Tabela e Superligës së Kosovës pas 29 xhirove

Me dy ndeshjet e së dielës ku u ballafaquan Ballkani me Prishtinën si dhe Llapi me Dritën, është kompletuar edhe xhiro e 29-të në Superligës e Kosovës, edicionin 2021/22.

Lufta për titullin kampion tashmë po bëhet gjithnjë e më e qartë pasi Ballkani po marshon sigurt drejt triumfit dhe këtë e ka konfirmuar me fitoren e kësaj jave kundër Prishtinës me rezultat 2-0.

Gjilani, Drita dhe Llapi janë duke luftuar për kualifikim në garat evropiane, kurse sa i përket pjesës fundore, Ulpiana dhe Feronikeli tashmë duket se do të konfirmohen për të rënë në një kategori më poshtë.

Kjo është renditja tabelare:

Ballkani 63

Gjilani 55

Drita 52

Llapi 47

Prishtina 38

Malisheva 37

Drenica 35

Dukagjini 33

Ulpiana 24

Feronikeli 12