11:14 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tableta nga Samsung, më i holli i prodhuar ndonjëherë

Tableta S5e, është tableti më i hollë prodhuar ndonjëherë. Prodhuesi i tij, Samsung thotë se ky tabletë ka një trashësi vetëm prej 5.1 milimetër dhe peshon vetëm 400 gramë.

Tableti vjen me Android 9 Pie dhe ka ekran 10-inç me rezolucion 2560×1600. Gjithashtu është i pari me asistentin virtual Bixby 2.0.

Samsung me të solli edhe një funksion interesant: Call & Message Continuity me të cilin përdoruesit mund të marrin telefonatat dhe SMS në tabletë.

Ekrani AMOLED shoqërohet nga katër altoparlantë AKG. Për 400 dollarë tableti ka shumë për të ofruar.

Megjithatë nuk i përket rangut të Tab S4 i cili kushton 650 dollarë. Së pari Tab S4 ka procesor Snapdragon 835, ndërsa Tab S5e Snapdragon 670 i cili është më pak i fuqishëm, përcjell albinfo.ch.

E thënë më thjeshtë, Tab S4 mund të përballojë deri në 10 procese njëherazi ndërsa Tab S5e vetëm 2.

Një tjetër disavantazh është mungesa e lapsit S Pen. Samsung premton 14.5 orë jetëgjatësi baterie. Përdoruesit mund të zgjedhin mes modelit LTE ose Wi-Fi.