13:00 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Tahir Batatina, e ngre në “qiell të shtatë” Valmir Veliun

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, ishte dukshëm më i miri në fushë në ndeshjen e Superligës kundër Gjilanit.

Këmbëshpejti shënoi dy gola dhe bëri një nga paraqitjet më të mira të sezonit.

Këtë e ka vlerësuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, duke thënë se në skuadër e ka një futbollist evropian.

Ky është postimi i tij:

Dashuria për talentet dhe kur mundi të shpërblehet me rezultat! Ndihem i lumtur që po i përkrahi talentet llapjanë, por edhe nga të gjitha viset e kombit shqiptar.

Krenar me paraqitjen e yllit të skuadrës Valmir Veliu në ndeshjen ndaj Gjilanit.