15:58 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Tahir Batatina si zakonisht s’e pranon humbjen: Gjynah për futbollistët

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina njihet për pakënaqësitë e ndryshme, sidomos kur e skuadra e tij mposhtet.

Pas disfatës së tretë me radhë të Llapit, Batatina ka shprehur pakënaqësi të natyrave të ndryshme. Humbjen 2-1 nga Flamurtari trajneri llapjan e lidhë me terrenin dhe referimin e dobët.

“Unë nuk di çfarë të flas sot për futboll kur një ndeshje luhet në terren të tillë. Është gjynah që futbollistët me i fut në këtë fushë, ndërsa Flamurtari insistonte që të luhej ndeshja me çdo kusht.

Gjyqtarët pas golit të Llapit anuan tek kundërshtari. Më mirë ka qenë me thanë të ia lëshojmë tri pikë Flamurtarit për mbetje në ligë, se sa të bëhet ky referim” ka thënë Batatina./Indeksonline/