21:12 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tahiri falënderon deputetët për miratimin e rishikimit të buxhetit: Është jetik për rrethanat që jemi si vend dhe shoqëri

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Jam shumë i vetëdijshëm që ky nuk është buxheti ideal, por padyshim është jetik për rrethanat që jemi si vend dhe shoqëri”, tha Tahiri, shkruan Indeksonline.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rishikimit të Buxhetit me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Jam shumë i vetëdijshëm që ky nuk është buxheti ideal, por padyshim është jetik për rrethanat që jemi si vend dhe shoqëri”.